Ish-emisari i SHBA-së, Grenell 'kapet' edhe me Gjermaninë: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti

Ish-emisari i SHBA-së, Grenell 'kapet' edhe me Gjermaninë: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti

Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller.

Grenell në platformën X (ish-Twitter) ka shkruar se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë”.

Ai gjithashtu e quan fashist kyreministrin Albin Kurti.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiç ranë dakord të parashtronin së bashku. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin”, ka shkruar Grenell.

Grenell ka shtuar se “çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë”

“Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti”, shkruan ai.

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ditë më parë adresoi kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti.

Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij SNS në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e etiketon si “ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 20/12/2023 08:29

    Po bleona ku eshte, si paska len nje koment dhe per ate ky Grenell. Po ik o daku shiko hallet e tua, mos u merr me keto pune se te hyn ndonje hu me ndonje cep

    Përgjigju
  • Iris: 20/12/2023 04:41

    Mr.Grenell,i mire,apo i keq,Kurtin e vlereson me vote populli i tij ,prandaj merru me mire me ate fashistin tend,Trumpin qe ben lajm ore e minute,per diktatoret e autokratet qe admiron e citon,apo per cfare do te beje po te zgjidhet.Kurse sa per Gjermanine,duhet thene se e ndjen me afer /eren/ e kermes se nacionalizmit serbomadh ne Ballkan,se sa U.S qe eshte nje kontinent e nje oqean larg dhe ka hallet e veta per te zgjidhur,pra e thene ndryshe,gjermanet jane vleresues me te sakte te realitetit ballkanik,se sa amerikanet e vecanerisht se sa ju z.Grenell!

    Përgjigju
  • F. S. Suma: 19/12/2023 18:57

    Grenell, ky shërbëtor i shitur lirë! Ky është një i shitur tek shteti kriminel serb dhe ka marrë miliona dollar para të gatëshme (kesh) për të lobuar në interes të Serbisë kriminele dhe Rusisë vrastare. Ky është i rrezikshëm edhe për SHBA-të, sepse blihet dhe shitet shumë lirë për t`u pasuruar vetë dhe për të mbytur Kosovën dhe Amerikën. Sa më larg këtij dilingjiu aq më mirë do të jetë për të gjithë. Të jesh një politkan serb i lig nuk do të thotë shumë, por të jesh një politikan amerika si ky i mjerë është për t`u dhimbsur. Je rreshtuar në krah të një krimineli president i një shteti kriminel. Kaq! T`i shërbehet një vendi si Amerika, është nderë, por t`i shërbesh Serbisë kriminele dhe Rusisë kanibale, është turp. Kaq Grenell!!!...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës