Ish-gjyqtari i komanduar si drejtor i SHÇBA përplas PD me Ministrinë e Brendshme

Ish-gjyqtari i komanduar si drejtor i SHÇBA përplas PD me Ministrinë e Brendshme

Agim Hysi

TIRANE-Komandimi i ish-gjyqtarit Agim Hysi si drejtor i ri për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme në vendin e Eduart Merkajt ka hapur një përplasje të re mes shumicës dhe opozitës. Pas lëvizjes së djeshme, PD reagoi duke hedhur akuza në drejtim të tij, ndërsa Ministria e Brendshme u përgjigj sot. Institucioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj thekson se “Nuk kishte dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që Hysi të emërohet apo të qëndrojë në këtë detyrë.


Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht”.

E mënjehrëshme ka qenë kundërpërgjigja e Partisë Demokratike, e cila thekson se “Agim Hysi është shkarkuar si gjyqtar nga KLD dhe Gjykatat, përfshi edhe Strasburgun, kanë rrëzuar kërkesat e tij”. Frika e PD duket se qëndron te Vettingu. “Organi që drejton gjyqtari i shkarkuar Agim Hysi me urdhër të Fatmir Xhafës bën vettingun e përdotshëm të policisë, sepse e ka detyrë funksionale të zbulojë dhe t’i raportojë Ministrit te Brendshëm nëse policët kryejnë veprimtari te paligjshme”.

Agim Hysi ka mbajtur më parë postet e gjyqtarit, pasi ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në Vlorë dhe Gjirokastër. Ai është shkarkuar si gjyqtar nga KLD, ndërsa më vonë ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme
Lidhur me deklaratën e radhës së PD-së, përmes së cilës tentohet të hidhet baltë mbi procesin e Vetting-ut në Polici, i cili pas miratimit të bazës ligjore brenda pak ditësh do të nisë zbatimin, sqarojmë se: Z.Agim Hysi nuk është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai është Zv/drejtor i Përgjithshëm, i komanduar përkohësisht prej datës 16 mars 2018, me qëllim sigurimin e funksionimit normal administrativ të institucionit, në kushtet e mungesës për momentin të një Drejtori të Përgjithshëm. Ndërkohë prej datës 16 mars ka nisur procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Drejtorit të ri të SHÇBA-së dhe shumë shpejt është drejt finalizimit.

Sjellim në vëmendjen e publikut gjithashtu se përveç të shkuarës si gjyqtar, z.Hysi ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në vitet 2011-2012, si dhe pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit deri në emërimin e tij si Zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA. Nënvizojmë se nuk kishte dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që z.Hysi të emërohet apo të qëndrojë në këtë detyrë. Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht.

Duke iu përgjigjur interesit të medias dhe në respekt të opinionit publik, mbi bazën e Ligjit "Për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, sqarojmë se edhe vetë SHÇBA-ja do të jetë objekt i këtij ligji, përfshirë zotin Hysi. Vettingu është dëshmia e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar institucione të forta, me njerëz me integritet, për të konsoliduar Agjencitë ligj zbatuese dhe për t’i barazuar me standardet europiane.

Reagimi i Partisë Demokratike
Ministria e Brendshme ka nxjerre nje reagim ku thote se PD po hedh balte mbi procesin e vettingut. Por Ministria e Brendshme nuk thote ku e hodhi balten PD dhe cilat nga te dhenat nuk qendrojne. PD nuk ka thene se Agim Hysi eshte emeruar, ka thene eshte komanduar, njesoj si Ministria e Brendshme. PD, bazuar mbi dokumenta, te shperndare ne media, ka thene se Agim Hysi eshte shkarkuar si gjyqtar nga KLD dhe Gjykatat, perfshi edhe Strasburgun, kane rrezuar kerkesat e tij.

Organi qe drejton gjyqtari i shkarkuar Agim Hysi me urdher te Fatmir Xhafes ben vettingun e perdotshem te policise, sepse e ka detyre funksionale te zbuloje dhe t’i raportoje Ministrit te Brnedshem nese policet kryejne veprimtari te paligjshme. PD kerkon zbatimin e standardeve te Gjykates se Strasburgut, jo standardet e Xhafes, qe kontrollon policet nepermjet nje gjyqtari te shkarkuar nga KLD.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë