Komandohet drejtori i ri i SHÇBA, një ish-gjyqtar në Ministrinë e Brendshme

Komandohet drejtori i ri i SHÇBA, një ish-gjyqtar në Ministrinë e Brendshme

Agim Hysi, drejtori i ri i SHÇBA

Agim Hysi është komanduar drejtor i ri për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ish-gjyqtari Hysi do të zëvendësojë në këtë detyrë Eduart Merkaj.

Agim Hysi ka mbajtur më parë postet e gjyqtarit, pasi ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në Vlorë dhe Gjirokastër. Ai është shkarkuar si gjyqtar nga KLD, ndërsa më vonë ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Kush është ish-gjyqtari Hysi, drejtori i SHÇBA që do fusë në ‘sitë’ policinë

Agim Hysi u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës dhe është diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988. Ai ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.
1980 – 1984 Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,
1988 – 1996 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1996 – 1998 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
1998 – 2002 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1995 Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.
1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).
1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Ëorldëide” me qendër në Londër.
1997-2002 Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.
2001 Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
2002 Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë.
2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.
2002 – 2011 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.
2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
2012 – 2013 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë
2014 – 2017 Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
2017 -2018 Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
2018 – në vazhdim Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.
Kualifikime:
1980 – 1981 Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,
1993 Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,
1998 Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009.
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës