Ish-gruaja e Elvis Presley-t, Priscilla sfidon plakjen, shkëlqen në moshën 74-vjeçare

Ish-gruaja e Elvis Presley-t, Priscilla sfidon plakjen, shkëlqen në moshën 74-vjeçare

Priscilla Presley

Ish-gruaja e Elvis Presley, Priscilla, dukej shumë rinore në festën e 60-vjetorit për “Monte Carlo TV Festival”.

Sipas medias britanike, përveç se është ish-gruaja e ikonës së rock-n-roll-it ajo është gjithashtu edhe nëna e këngëtares Lisa Marie Presley dhe muzikantit Navarone Garibaldi.

Por Priscilla Presley ende arrin të duket shumë rinore në moshën 74-vjeçare, gjë që ajo e dëshmoi përsëri të mërkurën në mbrëmje, gjatë eventiti të organizuar nga Albert II, Princi i Monakos.

Ajo kishte veshur një fustan të zi me një prerje V në qafë  që tregonte gjoksin e saj.

Mëngët ishin prej dantellash të zeza dhe rreth qafës kishte një rrip pëlhure.

Priscilla ishte martuar me Elvisin nga viti 1967 deri në 1973 dhe pas vdekjes së tij në vitin 1977, ajo vazhdoi të shndërrojë vendin e tij të Graceland në Memfis, Tenesi në një muze mega të suksesshëm dhe destinacion turistik.

Foto nga dasma e tyre

Në vitet '80 dhe '90, Priscilla shijoi suksesin si aktore, në ekskluzivitetin e suksesshëm të filmit të komedisë, “The Naked Gun”, si dhe në TV me një rol të përsëritur në operën në Dallas.

Së fundmi do të xhxirohet edhe filmi biografik i Elvis Preslit.

Austin Butler ka siguruar rolin protagonits dhe Tom Hanks ishte i pari që u nënshkrua si menaxheri i gjatë i Elvisit, Tom Parker.

Këngëtarja Lana Del Rey ka treguar interes të madh për tu zgjedhur si Priscilla, por ende nuk është vendosur ndonjë marrëveshje.

Kur u pyet nga paparacët se çfarë mendonte Priscilla për mundësinë e Del Rey që ta portretizonte atë në film, ajo u përgjigj: “Më pëlqen Lana!”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur