U futën për të punuar në minierë, inxhinieri dhe dy punëtorë në Dibër humbin kontaktet me familjarët: Sendet personale gjenden në dhomën e ndërrimit

U futën për të punuar në minierë, inxhinieri dhe dy punëtorë në Dibër humbin kontaktet me familjarët: Sendet personale gjenden në dhomën e ndërrimit

Foto ilustruese

Një inxhinier dhe dy punëtorë të cilët kanë qenë duke punuar në minierën 'Balgjaj', në Selishtë të Dibrës kanë humbur kontaktet me familjarët. Inxhinier i identifikuar si Ismail Hoxha 62-vjeç, ka mbetur i bllokuar brenda në minierë së bashku me dy punëtorë.

Dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar në galeri, pasi sipas policisë sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

"Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen", thotë policia.

Pasi u dha alarmi për bllokimin e tyre janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?