Imazhi i 81 vjeçarit Stefano Bozzini duke luajtur me fizarmonikë përballë dritares së dhomës së spitalit ku ndodhej bashkëshortja e tij, ka prekur zemrat e të gjithë botës, megjithatë dashuria e madhe për të nuk i ka shpëtuar dot jetën të ndjerës.
Carla Sacchi u lejua të dilte nga spitali disa ditë më parë, por humbi jetën në shtëpinë e saj. Edhe pse ajo nuk ishte e infektuar me Covid-19, rregullat e sopitalit nuk e lejonin të moshuarin ta vizitonin atë. Vdekja e saj trishtoi të gjithë tha Kryebashkiakja e Piacenzës Patrizia Barbieri.
"Në atë serenatë ne të gjithë e njohëm dashurinë, në thjeshtësinë dhe gjuhën e saj universale".
Stafi i spitalit dhe banorët në qytezën e Castel San Giovanni panë se ish-anëtari i regjimentit Alpin të Italisë, u ul në një stol dhe luajti një sërë melodish për të dashurën e zemrës, poshtë dritares së gruas së tij.
"Ishte një ditë me diell, unë do të doja të kisha luajtur gjithë ditën " tha Z. Bossini për gazetën Piacenza Libertà.
Çifti ishte martuar për 47 vjet . Ai kohët e fundit i tha gazetës së tij lokale se ende luante fizarmonikë rregullisht në festivalet e fshatrave dhe shtëpitë e pleqve.