Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Tre prej tyre ishin në kërkim për vjedhje, ndërsa të tjerët për prodhim e shitje narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe përndjekje. Katër prej të arrestuarve ishin të dënuar me vendim gjykate, ndërsa një 22-vjeçar iu dorëzua policisë së Dibrës.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të arrestuarit:
K. M., 32 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.
M. N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
E. K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
L. H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
G. K., 22 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ai iu dorëzua policisë së Dibrës.
Komente









