Ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Kukës dhe Tropojë

Ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Kukës dhe Tropojë

Foto Ilustruese

3 persona janë vënë në prangat e policisë këtë të martë pasi ishin shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë mësohet se tre të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.M., vjeç 56, banues në Tropojë , R.B., vjeç 30 dhe M.B., vjeç 30, të dy këta  banues në Gjakovë, nga Kosova.

Bëhet e ditur se të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, “Kultivim i bimëve narkotike”,” plagosje” dhe “ vjedhje me dhunë”

Prej tyre  56 vjeçari me inicialet A.M i arrestuar nga policia e Tropojës, akuzohet për veprën penale, “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërsa rezultonte i dënuar më parë me 1 vit 2 muajburg.

Ndëkohë dy të tjerët janë ndaluar në pikën kufitare të kontrollit Morinë, në Kukës ku gjatë punës së kontrollit, punonjësit e shërbimit, konstatuan se këta persona rezultonin me dokumentacion të parregullt pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkmbetar .

Mësohet se arrestimi i tyreprovizor u bë për qëllim ekstradimi .

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohet një shtetas i dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg.

Gjithashtu, arrestohen dy shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin në kërkim,

-A.M., vjeç 56, banues në fshatin Gri, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Apelit Shkodër me vendim Nr.894, datë 14.11.2018, e ka dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg, për veprën penale të ”Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal .

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në hyrje bënë ndalimin e dy shtetasve kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht; R.B., vjeç 30, banues në Devë-Gjakovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga autoritet Gjermane.

Autoriteti gjyqësor në Ulm, Gjermani, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje” të parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. M.B., vjeç 30, banues në Gjakovë, Kosovë.

Ndaj këtij shtetasi, autoriteti gjyqësor Cetinje, Mali i Zi, ka lëshuar Urdhër-arrestin Ndërkombëtar, dhe e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tyre, me qëllim ekstradimi, si dhe materialet e përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)