Ishin të shpallur në kërkim për tentativë për vrasje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Vlorë

Ishin të shpallur në kërkim për tentativë për vrasje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Vlorë

Foto ilustruese

4 persona janë arrestuar këtë të martë për tentativë për vrasjeje  dhe vjedhje  në qytetin e Vlorës, ku njëri nga personat është arrestuar në flagrancë. Mësohet se në pranga është vendosur një 50 vjeçar me inicialet L.B banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprat penale të Vrasjes me paramendim të mbetëtur në tentativë  në bashkëpunim  si edhe mbajtje  pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve.

Policia e Vlorës bën me dije gjithashtu se 3 personat e  tjerë të arrestuar janë Kristi Balli, 24 vjeç dhe Ermal Arapaj, 28 vjeç, të dy këta banues në Vlorë. 

24 vjeçari i arrestuar Kristi Balia akuzohet se në gusht të vitit 2018-të dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M, ndërsa 28 vjeç Arapaj akuzohet për veprën penale të vjedhjes dhe për të cilën Gjykata e Vlorës ka caktuar 1 vit burgim për veprën penale moskallëzim krimi.
Gjithashtu  bëhet e ditur se është arrestuar në flagrancë edhe një  29 vjeçar,  me inicialet A.G.pasi në lagjen "Isa Boletini" dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende me vlerë  në banesën e shtetasit K.Sh në Vlorë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë 24 orëve të fundit kapen nga Policia e Vlorës 3 persona të shpallur në kërkim.Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për vjedhje edhe një person tjetër Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë mbi bazën e Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si i dyshuar për veprat penale "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga nenet 78, 22, 25, 278 të Kodit Penal.
Ngjarja i referohet datës 6 Gusht 2018, ku në lagjen "Pavarësia" Vlorë, L.B, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.Kristi Balli, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Ermal Arapaj, 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Moskallëzim krimi", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A.G., 29 vjeç, pasi në lagjen "Isa Boletini" dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit K.Sh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë