Ishin vaksinuar vetëm me një dozë, dhjetëra qytetarë kthehen mbrapsht në kufi nga pala kosovare

Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine dhe ishin në pritje të dozës së dytë. Prej ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave anti-COVID në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshi dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë,në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa shumë qytetarë që sot i janë drejtuar Kosovës, janë shprehur se nuk kishin dijeni për një rregull të tillë.

Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat