Lirohen 4500 m2 tokë në Shëngjin dhe Velipojë! Rama: Ligji i ri do i vërë 'frerë' zaptuesve të plazheve (VD)

Lirohen 3500 m2 plazh pronë publike në Shëngjin dhe 1000 m2 në Velipojë, e cila ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme nga 6 biznese. Ndërsa janë vënë nën hetim 7 persona mes tyre edhe një drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave vendore  në Bashkinë Lezhë, me iniciale A.N, i hetuar edhe më herët për 'shpërdorim detyre'.

Ky aksion është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar edhe njëherë bizneset dhe bashkitë për ligjin e ri i cili do t'i kalojë plazhet nën administrimin e shtetit.

"Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin", shkruan Rama.

Gjatë aksionit të finalizuar ditën e sotme nga policia e shtetit, në Shëngjin u vunë nën hetim M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., pasi kishin zaptuar hapësirën publike (rërë) në Shëngjin, duke vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa kontratë qiraje me Bashkinë Lezhë. Ndërsa në Velipojë policia nisi procedurat hetimore për XH. B. e E. S., pasi zënë hapësirën publike para lokaleve të tyre dhe duke mos paguar taksat.

Gjatë aksionit u sekuestruan 450 shezlongë dhe 250 çadra

Policia njofton se operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 06/08/2019 23:31

    JAM dakort me mendimin e plazhistit,,..//

    Përgjigju
  • Plazhisti: 06/08/2019 14:46

    Ti vini tritolin te gjitha ndertimeve te paligjshme qe jane bere ne plazhet tona sidomos ne ato te Durresit Golemit etj duke i kthyer ne gjendjen e meparshme. qe kur i shikon neper filma se si kane qene dikur ke enda ti shikosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja