Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schreder gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Beograd ka treguar si e morën vendimin për të bombarduar pikërisht Serbinë gjatë luftës së Kosovës.

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vendim i vështirë ka qenë të pranojmë ndërhyrjen në Afganistan.

Ndërsa bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë” tha Schreder.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i pranishëm tha se duhet të falim, por jo të harrojmë për atë që ndodhi. “Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se ndërhyrja e NATO’s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”.