Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet

Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet

Gerhard Schröder

Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të Bundestagut, kërkohet që ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder t'i shkurtohen ndjeshëm të drejtat e posaçme si ish-kancelar.

Në Partinë Socialdemokrate, SPD ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard Schröderit. Për shembull Jo-ja e tij për luftën në Irak pati shumë përkrahës. Ende flitet në këtë parti, se drejtuesja e atëhershme e grupit parlamentar të CDU/CSU, Angela Merkel do t'i kishte dërguar ushtarët gjermanë në luftë. Por pas këmbënguljes së Schröderit për mosdorëzimin e mandateve që ka në koncernet ruse, edhe SPD-së i humbi durimi. Partnerët e koalicionit, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) së bashku duan tani t'ia heqin privilegjet ish-kancelarit.

Në këtë kërkesë thuhet, se zyra që ka në dispozicion ish-kancelari në Bundestag do të mbyllet. Po ashtu i kërkohet qeverisë që të verifikojë që privilegjet e tjera të rrjedhin nga detyrimet që vazhdojnë pas postit, dhe jo të jenë të lidhura me statusin. Me këtë vendosen kritere që vlejnë edhe për ish-kancelarët e tjerë dhe ata të ardhshëm. Kush punon në funksion të postit të tij të mëparshëm, si për shembull ka patronazhe apo mban fjalime e udhëtime diplomatike, mund të mbështetet në burimet që ofron Bundestagu, kush nuk e bën këtë në të ardhmen nuk do t'i gëzojë këto privilegje. Kontratat e vendeve të punës që janë rezervuar për ish-kancelarin në Bundestag do të vazhdohen deri më 19.maj 2022. Personeli i mbetur do të merret me përmbylljen e detyrave të zyrës dhe më pas do të kalojë në poste të tjera.

Schröderit i lejohet truproja

Ish-kancelarit gjerman me sa duket do t'i lejohet truproja. Kjo në rast të vlerësimit të gjendjes së sigurisë për ish-kancelarin sipas Zyrës Federale të Kriminalistikës. CDU dhe CSU kishin kërkuar që ish-kancelarit t'i hiqen edhe pagesat që rrjedhin pas mandatit. Sipas informacioneve të ARD-së, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e kanë verifikuar këtë hap nga ana juridike dhe në fund nuk e futën në kërkese, sepse ka shumë gjasa, që kërkesa e Unionit CDU/CSU të mos përputhet me kushtetutën.

Schröder është kritikuar ashpër në Gjermani, sepse megjithë agresionin rus kundër Ukrainës, ai nuk hoqi dorë nga postet e tij në koncernet e rëndësishme ruse. Ai punon ende për koncernin shtetëror Rosneft dhe shoqërinë e gazsjellësit Nord Stream 2 AG. Në një intervistë të kontestuar për "New York Times" Schröder e vlerësoi luftën si gabim, por nuk u distancua nga miku i tij, presidenti Putin. Më pas kryetarja e SPD-së, Saskia Esken kërkoi që Schröder pas 60 vjetësh anëtarësi në SPD të dorëzojë dokumentin e anëtarësisë./DW

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje