Ish-kancelarja gjermane Merkel nderohet me çmimin e OKB-së për refugjatët

Ish-kancelarja gjermane Merkel nderohet me çmimin e OKB-së për refugjatët

Ish-kancelarja gjermane Merkel

Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i ka dhënë ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve

Angela Merkel u kritikua gjerësisht për politikën e saj ndaj refugjatëve në 2015 dhe 2016 - veçanërisht për fjalinë e saj "Ne do t'ia dalim". Komisariati i Lartë i Refugjatëve UNHCR, nga ana tjetër, e nderon rolin e saj  gjatë kësaj kohe me çmimin Nansen. Në atë kohë - "në kulmin e luftë së Sirisë" - Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.

Merkel "tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët veprojnë në mënyrë korrekte dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat e botës në vend që t'ua kalojnë përgjegjësinë të tjerëve," argumentoi UNHCR. Politikanja e partisë gjemrane të qendrës së djathtë, CDU, dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Gjermanisë si një vend partner i rëndësishëm humanitar, i besueshëm dhe aktiv, thuhet në deklaratën e UNHCR.Duke parë prapa, kancelarja e atëhershme shpjegoi: "Ishte një situatë që si rrallë herë më parë vuri në provë vlerat tona evropiane.  Nuk ishte asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një imperativ humanitar."

"Tregoi guxim moral dhe politik"

Filippo Grandi, Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, vlerësoi vendosmërinë e ish-lideres për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të përkrahur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare. "Duke ndihmuar mbi  një milion refugjatë të mbijetojnë, Angela Merkel dëshmoi  guxim të madh moral dhe politik”, tha Grandi.

Çmimi i përvjetshëm  Nansen u themelua në vitin 1954 për nder të Komiart të parë të OKB-së për Refugjatët, eksploruesit norvegjez të Arktikut, Fridtjof Nansen. Ai  nderon angazhimin e jashtëzakonshëm për refugjatët. Çmimi përfshin edhe një shpërblim prej 150 000 dollarësh (rreth 152 000 euro). Grandi do t'ia dorëzojë çmimin Merkelit në një ceremoni që do të zhvillohet më 10 tetor në Gjenevë.

Vitin e kaluar, çmimi Nansen iu dha një organizate humanitare në Jemen, Shoqatës Jeel Albena për Zhvillim Humanitar (JAAHD), e cila ka ndërtuar strehimore emergjente për dhjetëra mijëra viktima të konfliktit. Në vitin 2020 me këtë çmim u mësuesja kolumbiane Mayerlín Vergara Pérez, e cila prej vitesh lufton për të drejtën e arsimimit të fëmijëve refugjatë./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër