Ish-Këneta kantier ndërtimi, 20 shtëpi të reja gati në dhjetor! I afërmi i familjes Lala që u shua: Kudo që shkelim kemi kujtime të këqija! S'kthehemi më në Durrës

DURRËS- Zona e ish-Kënetës në Durrës, ku u shuan 8 anëtarë të familjes Lala më 26 nëntor 2019, do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve.

Përpos vilës 4 katëshe të familjes Lala, në këtë zonë u dëmtuan rreth 500 banesa të tjera, por fatmirësisht pa viktima. Sot lagjia nr. 6 e Durrësit ose ndryshe ish-Këneta është një kantier ndërtimi. Po punohet me ritme të shpejta për rindërtimin e banesave private.  Në proces ndërtimi janë mbi 45 banesa, ku 20 prej tyre do të jenë gati deri për vit të ri.

“Pas të gjithë asaj të keqe që na ndodhi të gjithëve, sot jemi para faktit që shtëpitë e reja për të gjithë banorët që humbën banesat e tyre po ndërtohen dhe vetëm në njësinë nr 6. janë 45 banesa në të cilat ka vazhduar projekti i rindërtimit. 20 nga këto banesa do të jenë gati deri për Vit të Ri. Zona e ish-Kënetës në Durrës”, tha kryetari i njësisë administrative nr 6 Serian Mazrekaj.

Ai thotë se paralel po punohet për riparimin e banesave të dëmtuara më lehtë, punë që po ecën me ritme të shpejta.

 “Janë rreth 500 familje të cilat janë prekur nga kategori të ndryshme DS1,DS2,  DS3, DS4 dhe DS5. 80 % e tyre e kanë marrë bonusin dhe kanë bërë riparimet e banesave. Ndërkohë, së fundmi pjeën më të madhe të tyre i kemi hequr nga skema e bonusit, pasi i kanë bërë riparimet dhe janë strehuar po në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

 Ndërsa Florian Hadroi, drejtuesi i kompanisë së ndërtimit thotë se objektet e reja mund të përballojnë një tërmet më të forte se ai i 26 nëntorit të vitit 2019.

 “Në ndryshim me banesat ekzistuese, këtu është bërë një kontroll i formacionit tokësor. Është gërryer rreth 40 cm toka ekzistuese, sepse këtu ka qenë kënetë dhe është mbushur me inerte dhe është bërë pllakë 50 cm beton, është brenda të gjithë parametrave europiane dhe mund t’i qëndrojë një tërmeti dy herë më të fortë që ishte një vit më parë”, tha Hadroi.

Ai tregoi detaje të punimeve që po kryhen aktualisht në këto shtëpi.

 “Është çatia për ambiente të nxehta dhe të ftohta. Janë shumë shtëpi model. Përfundimi i punimve do të jetë brenda 4 muajve. Deri për Vit të ri, në rajonin nr 6, 22 familje do të jenë gati”, shtoi ai.

Loti i parë i rindërtimit është drejt përfundimit, ndërsa pritet të nisë loti i dytë. Në total zona e ish-Kënetës do të ketë 100 shtëpi të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Tërmeti shoi familjen Lala/ I afërmi: Kudo që shkelim kemi kujtime të këqija! Nuk kthehemi më në Durrës...fëmijës nuk ia kemi përmendur fare (VIDEO)

DURRËS- 8 pjesëtar të familjes Lala humbën jetën nga tërmeti tragjik në Kënetë të Durrësit. I afërmi, Blerim Lala shprehet se 2019 për ta ishte një vit i zi që nuk do e harrojnë dot. Mes lotëve që nuk i mbajti dot, Lala tha se nuk do të kthehen më në Durrës, pasi aty kanë kujtime shumë të këqija.

"Si mos më keq,  ka qenë një vit i trishtë për familjen Lal, mundohemi ta harrojmë, por nuk mundemi dot ta harrojmë. Në Durrës nuk kthehemi, kemi kujtime shumë të hidhura, kujtojmë çdo gjë të fëmijëve, kudo që dalim, shohim shkollën e fëmijëve, fëmija, Remë Lala nga gjendja shëndetësore është shumë mirë, ka trauma, nuk e kemi ngacmuar fëmijën, mundohemi që të mos t'ia përmendim asnjëherë. Kam pasur shtëpinë këtu, por tani jetoj në Itali", tregoi ai.

Ndërkohë, që kreu i njësisë administrative numër 6, Serjan Mazrekaj ishte i pranishëm në këto homazhe.

"Do jetë një vit e zezë për të gjithë, është një nga fatkeqësisht më të mëdha, kemi ardhur që të ngushëllojmë familjen Lala", tha Mazrekaj.

Viktimat nga familja Lala
Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh)
Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve)
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Enis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • muslimani i ndershem: 26/11/2020 17:19

    ZOTI paska qene i madh,,,,ose allah ekber ,,,,merrka hak ,,,asnjehere nuk harron,,,ishallah e tund dhe nje here ta rrafshoje komplet keneten...

    Përgjigju
  • Flori: 26/11/2020 14:56

    Prishe edi rama te gjithe keneten dhe coi maloket nga kane dale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare