Ish-këshilltari i PD: As Enver Hoxha nuk u shpall non-grata nga SHBA

Ish-këshilltari i PD: As Enver Hoxha nuk u shpall non-grata nga SHBA

Sali Berisha

Dritan Shano, ish-këshilltar i PD-së ka folur për damkën non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja. Shano u shpreh: “SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa për ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit. Berisha dhe Meta nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë alternativë.

Ata që kanë alternativë janë Këlliçi, Boçi, Spahia, që t’i braktisin. Nëse do të shërbesh në politikë, ne publik duhet të bësh sakrifica. Sakrifica që u kërkohet këtyre njerëzve që mbështesin Berishën dhe Metën është pikërisht mos mbështetja e tyre. Por ata nuk e imagjinojnë ekzistencën e tyre në politikë pa Berishën dhe Metën.

Ne nuk mund të punojmë dhe të mbështesim njerëz që SHBA-ja i ka nxjerrë si non-grata. Berisha dhe Meta sot nuk dalin dot vetë që të kërkojnë votën. Interesi im është i qartë dhe unë dua të jem mik me SHBA-së dhe komunitetin Euroatlantik. Zgjedhja e tyre më largon nga këto interesa.”- tha Shano për Dritare Tv.

Shano tregoi se përse do të votojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Shano renditi tre arsye se përse do ta votojë Veliajn:

“Unë do të votoj për Erion Veliajn. Ky është një qëndrimi im politik. Janë Berisha-Meta që po kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, jo Belind Këlliçi. Janë duke bërë një veprim antikombëtar, sepse dyshja Meta-Berisha po punojnë kundër interesave të vendit dhe Këlliçi po u shkon nga pas. Unë mund ta dua Belind Këlliçin më shumë se Veliajn, por këtë herë unë do të bëj atë që më duhet mua. Zgjedhja që ka bërë Belindi nuk më duhet. Ka tre arsye se përse unë do ta votoj Erion Veliajn.

E para; e vetmja gjë e mirë që po ndodh në këtë vend është një aktivitet i vazhdueshëm i Erion Veliajt, për të avancuar dhe krijuar hapësira për digjitalizimin, për ekonominë digjitale, ekonominë e dijes dhe sidomos për mësimin e aftësive për kodimin për të rinjtë në Tiranë. E dyta, para pak kohësh isha në një konferencë të organizuar nga Bashkia e Tiranës me izraelitët. “Ta bëjmë Tiranën si Tel-Aviv!”, titullohej konferenca. 88 kompani nga Tel-Avivi kishin ardhur në Shqipëri për të parë çfarë po bënte Bashkia e Tiranës me zonën ekonomike dhe si mund të bashkëpunonin.

Tel-Aviv është një nga zemrat pulsante të botës. Janë 6000 kompani të inteligjencës artificiale, të botës digjitale, të internetit. Veliaj solli 88 kompani nga këto në Tiranë, krijoi mundësinë e bashkëbisedimit me disa nga këto kompani.

Arsyeja e tretë është Piramida e famshme. Qendra TUMO, e cila ka vite që operon në Shqipëri, e financuar nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit sot ka kapacitetin për të trajnuar 2400 të rinj në muaj, për programe digjitale. Kjo qendër nga stadiumi “Air Albania” do të zhvendoset te Piramida, duke dyfishuar kapacitetin e trajnimit të të rinjve. Trajnimi i tyre është i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga ADF-ja. Do të trajnohen rreth 5000 fëmijë në muaj për të mësuar aftësitë e kodimit, programimit, që nesër të bëhen data analist, data strategist, që të merren me atë pasuri të shekullit XXI. Nuk është nafta pasuria e shekullit XXI, janë të dhënat.

Dhe kjo do t’i japë një pushtet të pakufishëm individit shqiptar, i cili kur të bëhet në moshë pune, nuk do t’i interesojë kush është shefi i njërës apo tjetrës parti sepse ai mund të punojë nga malet e Pukës për Tel-Aviv dhe të krijojë mirëqenien e pasurinë e tij. Unë do të doja që në ketë fushatë të flitet për këto gjera sepse nuk po flitet. Puna që po ndodh sot në këto tre fusha do t’i japë mundësinë atij 3-vjecarit të sotëm që të ketë para në xhep në të ardhmen dhe ajo para të ketë vlerë. Unë për këto arsye e përshëndes dhe e mbështes Erion Veliajn”, u shpreh Shano.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 03/05/2023 11:44

    BRAVO ...TE GJITHE DEMOKRATET E NDERSHEM DHE TE MENCEM DUHET TI BRAKTISIN NON GRATAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë