Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kashar, Arsen Valisi, i ka kërkuar Belind Këlliçit që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e PD-së në Tiranë.

Ai i ka kërkuar Këllicit që të jap dorëheqjen dhe mos të nis me retorikën e përhershme se zgjedhjet u vodhën.

‘I bëj thirrje ‘ezmerit natyral’ drejtuesit të famshëm politik të Tiranës, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës, përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!

Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi, Demokratët nuk ta kanë borxh’, shkruan ai.

Numërimi i votave vijon, por sipas rezulatate të deritanishme PD ka humbur thellë në Tiranë, duke humbur 3 mandate në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në 2021 PD ka marr 20 mandate dhe në këto zgjedhje deri më tani ka marr 17 mandate. PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021.