Ish-kreu i zjarrfikësve, Laçi: Janë mbi 80 vatra aktive zjarri! Skandaloze që asnjë helikopter nuk është ngritur për të shuar flakët! Zjarrfikësit po trajtohen si skllevër

Situata nga zjarret në vend është alarmante dhe nuk po menaxhohet si duhet nga autoritete. Kështu thotë në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, i cili thotë se Emergjenca Civile duhet të ngrenë në ajër helikopterët për të shuar flakët.

Duke ju referuar faqes zyrtare të qendrës së menaxhimit të zjarreve në Gjermani, Laçi tha se aktualisht në vendin tonë janë mbi 80 vatra zjarri. Ish-kreu i zjarrfikësve tha se duhet të ndërhyhet menjëherë që të menaxhohen zjarret nga shteti, pasi po krijohen dëme të mëdha në ekonominë e qytetarëve.

'Situata e temperaturave të larta do të sillte zjarre patjetër. Gjendja e tanishme është me të vërtetë shumë alarmante. Gjithë zona bregdetare ku dhe turizmi ka marrë vëmendje është totalisht e pamenaxhuar. Zjarret në të gjithë bregdetin janë të pamenaxhuara. Janë djegur qindra hektarë shkurre e pyje të cilat kanë dalë jashtë kontrollit. Nga qendra e menaxhimit të zjarreve në Gjermani thuhet se kemi mbi 80 vatra zjarri në vend.

Duhet të menaxhohen zjarret. Qendra e Emergjencës Civile është totalisht jashtë kësaj situate. Fakti që sot nuk ka asnjë helikopter në fluturim dhe nuk përmendte asnjë dëm në pyje, janë 18 zjarre aktive në zonat malore. Unë nuk di pse helikopterët nuk ngrihen sot në fluturim për tu përshtatur për shuarjen e zjarreve. Vitet e tjera kemi marrë edhe helikopterë me pagesë dhe do të ishte e arsyeshme të ishin marrë që të shuanin zjarret. Zjarret në bregdetare janë shumë aktive. Duhet të ishte ngritur helikpoteri çdo minutë që vonohet është në rrezik për ekonominë.'- tha Laçi.

Laçi tha se një vit më parë dëmi nga djegia ka qenë deri në 10 mln euro, ndërkohë që këtë vit do të jenë akoma dhe më të mëdha. Ish-kreu i zjarrfikësve shtoi më tej se zjarrfikësit e disa qyteteve duhet të bëhen bashkë, pasi vetëm 30 zjarrfikës të një qyteti nuk mund të të fikin zjarret me turne.

'Vitin e kaluar ka pasur mbi 10 mln euro dëme në pyje dhe kullota. nëse situata del jashtë kontrollit dëme këtë vit do të jenë akoma më të mëdha. Duhet që ministria e mbrojtjes të gjejë zgjidhje emergjente. Duhet grumbullimi i zjarrfikësve në disa qytete. Nuk mundet zjarrfikësit e Vlorës me 30 veta që janë me 3 turne që të fikin zjarret. Po shfrytëzohen zjarrfikësit si skllevër.'- tha Laçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 31/07/2021 11:27

    E degjova tani,ne edicionin e ores 1200 kete ish.pershtypja ime per te?Si ajo shprehja:"doni me per belulin?"Po shkruan komentin nga Ksamil ,ku jam qe prej se nenes.per te ditur ,jam pensionist,jo polic,jo pensionist polic.po mi tregon qe zjarrin e mbremshem e kam pare me su nga terra da e shtepise ku po pushojme.Ne oren 20.00 ishte shume e frikeshme .kodra ullishte ne veri te ksamilit ne flake.Ne prej 23.00 flake ishin shkuar.Nuk u shkak vete ,por nga puna e sektorit pergjegjes.Sot nuk ka asnje zjarr.Te pakten deri tani.Them qe nuk duhen degjuar shume da mburravece qe thone se pa mua nuk behet dot gje.Lexoni lajmet per zjarret ne sardenje,sicili,jugut e italise.Ne sardenje dhe sicili eshte bllokuar qarkullimi.Nje rekomandoj per organet e emergjences:-dergoni ne trentino te italise per eksperience njerez specialiste per te pare si kane organizuan mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

    Përgjigju
  • Oratori: 31/07/2021 11:17

    Ngadale, format emergjente na serbia janë duke u pregatitur për shuarje zjarresh, do arrijnë më 2029

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja