Ish-kryeministri i Suedisë, njëherësh njohës i mirë i çështjeve politike në Kosovë dhe rajon, Carl Bildt, ka rekomanduar shtim të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje. Këtë kërkesë, Bildt e ka bazuar në deklarimet e fundit nga presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Vuçiq, për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh mes dy vendeve, deklarim i cili ka hasur në mbështetje nga pothuajse e tërë BE-ja, përveç Gjermanisë, dhe nga SHBA-ja.
Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të nisin shtimin e ushtarëve në Kosovë dhe Bosnje, pas parasysh paqëndrueshmërinë që ky diskutim mund të shkaktojë.
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt

Postimi i Carl Bildt në rrjetet sociale
Ai ka shpërndarë një artikull të botuar ditë më parë në “Qendrën për Reformë Evropiane” (cer.eu), artikull i cili pyet nëse ndryshimi i kufijve në Ballkan do të sjellë paqe apo do të hap kutinë e Pandorës.
Ditë më parë, “Wall Street Journal” publikoi një artikull në të cilin fliste për një memorandum të hartuar nga liderë të BE-së dhe nga SHBA-ja që mbështet idenë e korrigjimit të kufijve, por që në të nuk ishte e përfshirë Gjermania, kancelarja e të cilit vend ka dalë haptas kundër kësaj ideje. Edhe në Bosnje e Hercegovinë, situata politike është e paqëndrueshme si pasojë e Republikës Serbe, e cila sfidon vazhdimisht shtetin boshnjak.
Komente

