Ish-kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi, ka folur pas deklaratës së kreydemokratit Basha, për propozimin lidhur me djegien e mandateve të deputetëve të Përtisë Demokratike. Ai e quajti deklaratën e Bashës një mashtrim të radhës pas asaj që kishte deklaruar lidhur me largimin e Ramës me forcë pas përfundimit të protestës. Elezi tha se mandatet e të djathtëve nuk digjen pasi janë zhytur në llum e nuk marrin flakë.
"Dmth sot do djegin mandatet.....
Mire demokratet e thjeshte qe e besojne se s'kane c'bejne, po cuditem me keta qe i thone vetes te ditur, te ndritur, analist, poliglote, te djathte, antikomuniste e ku di cfare.
Po mire mor derdimena, s'kane kaluar as dy dite nga mashtrimi i rradhes kur keta u perbetuan, perloten dhe perqyrren se me 15 Rama te marre arratine ose me 16 do e nxjerrin zvarre, prape besoni ?!
Ju te ditur, te ndritur, poliglote, analiste, "te djathte", "antikomunist" e ku di cfare, ju nuk besoni por shtireni, jo se ju mungon inteligjenca por ne momente te tilla delikate te ju prevalon peder...., qe do te thote "po sikuuuur... atehere une fola dhe neser me takon dicka".
Madatet nuk digjen sot, mandatet e ketyre jane zhytur ne llum dhe nuk marrin flake", përfundoi Elezi.
Edhe më herët ish-kryetari i demokratëve në Kukës ka dalë kundër lëvizjeve së të djathtëve me akuza të forta dhe të drejtpërdrejta për kryetarin e PD, Basha, Berishën, por edhe funksionarë të lartë të së djathtës. Në dhjetor të vitit të kaluar, në Partinë Demokratike u formua një grupim i quajtur Lëvizja për Shpëtimin e PD. Lëvizja e udhëhequr nga ish-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi jepte alarmin se Partia Demokratike po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar nën drejtimin e Lulzim Bashës.
Komente


Mos ka rene zjar andej nga SHQUP i ??
PërgjigjuRespekte maksimale. Kta fjalet e te gjith Shqiptarve
PërgjigjuRrespekte zotëri, fjal shqiptari që me lëvizjen e par politike që do bosh ke votën time
PërgjigjuRespekte, më në fund del një që e shikon të bardhën të bardhë dhe të zezën të zezë. Një PD me drejtues të tillë di inspironte cdo njeri të drejtë në atë vënd. Un kam votuar Ramën jo sepse Rama është më i miri, por e kam votuar si të keqen më të vogël përballë të keqes së madhe që është Basha dhe SALIU. Respekte pa fund për Z. IBSEN ELEZI.
PërgjigjuSa nevoje ka ky vend per nje opozite me Ibsene...ku te bardhes i thone e bardhe dhe te zezes e zeze.
Përgjigju