Deklarata/ Lëvizja në PD thirrje për protesta për rrëzimin e Bashës

Deklarata/ Lëvizja në PD thirrje për protesta për rrëzimin e Bashës

Ish-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi

Në Partinë Demokratike është formuar një grupim i quajtur Lëvizja për Shpëtimin e PD. Lëvizja e udhëhequr nga ish-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi ka dhënë alarmin se Partia Demokratike po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar nën drejtimin e Lulzim Bashës. Përmes një komunikate zyrtare, grupimi i ka ftuar qytetarët që të largojnë qeverinë Rama dhe “Republikën e re”. Në deklaratë denoncohet farsa me zgjedhjet në PD, duke theksuar se shumica e drejtuesve të degëve vijnë nga nomenklatura komuniste dhe ish-Sigurimi i Shtetit. “Anëtarësia e thjeshtë, qëllimisht u la jashtë procesit duke mos u njoftuar apo hequr nga listat. Drejtuesit e seksioneve në shume raste u përjashtuan dhe zëvendësuan pa asnjë kriter duke sajuar zgjedhje formale në letra.

Drejtuesit e degëve u zgjodhën sipas një procesi aspak normal dhe demokratik, së pari një pjese të mirë iu mohua e drejta kandidimit, duke shkelur parimin themelor të drejtës për t’u zgjedhur. Kuvendet e degëve u thirren për 48 orë pa shpallur kandidatët, të cilët u shpallën në shumicën e rasteve 24 orë para procesit votimit. Pjesa dërmuese e drejtuesve u zgjodhën formalisht me kandidatura fiktive dhe pa kaluar procesin e pastërtisë figurës, për rrjedhojë, edhe pas 28 vitesh demokraci, shumica e drejtuesve aktual vijnë nga nomenklatura komuniste dhe ish-Sigurimi i Shtetit. Demokratë, duke jetuar me shpresën se pas 8-vitesh këta do rrëzohen vetë, vendi po shkon drejt rrënimit dhe shpopullimit, ndërsa PD drejt shkatërrimit përfundimtar të saj. “Rilindja” dhe “Republika Re” janë rrezik kombëtar i importuar, duhet t’u themi ‘ndal””, thuhet në deklaratë.

Lëvizja thotë se opozita duhet të djegë mandatet si dhe të protestojë në datën 8 dhjetor. “Që nga data 1 tetor 2018, i jemi drejtuar “kryetarit të opozitës” dhe përfaqësuesve të saj në parlament, për dorëzimin e mandateve dhe shpalljen e datës 8 dhjetor si ditë proteste të pandërprerë për largimin e qeverisjes së majtë sorosiane. Kjo qeveri, që si produkt të vetin gjatë këtyre 5 viteve pati varfërimin, rrënimin dhe shpopullimin e vendit, si e tillë ajo duhet të ishte rrezuar me kohë. Mungesa e një opozitarizmi serioz bën që ajo të mos ndihet aspak e shqetësuar duke vazhduar represionin”, vijon deklarata.

Nuk ka bashkim
Lëvizja për Shpëtimin e PD thekson se fryma e bashkimit në PD është vrarë përfundimisht. “Opozitarizmi sot është si mos me keq për shkak të mosfunksionimit të Partisë Demokratike. Vrasja e aksionit opozitar me dështimin e protestave që nga çadra (17 Maj), shëtitjet në bulevard, shitjen e protestës së Kukësit dhe së fundmi të unazës së re. Shitja në tavoline e zgjedhjeve të 2015 me reformën zgjedhore dhe 2017 me marrëveshjen e 17 Majit. Shkatërrimi strukturor i organizimit të saj, duke shkelur rregullat dhe mos respektuar statutin, kane çuar në demotivimin e anëtarësisë dhe humbjen e besimit në elektorat. Procesi i fundit zgjedhor tregoi më së miri, që drejtuesit aktual të PD, duke thyer çdo rregull statutor kanë krijuar një fryme aspak demokratike dhe tensioni brenda radhëve të saj. Ky proces vrau përfundimisht frymën e bashkimit”, shprehet Lëvizja për Shpëtimin e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja