Ish-luftëtari i UÇK-së u ndalua në Morinë teksa po vinte për pushime në Shqipëri

Ish-luftëtari i UÇK-së u ndalua në Morinë teksa po vinte për pushime në Shqipëri

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani u ndalua sot nga policia e Shqipërisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. I menjëhershëm ishte reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan. Në njoftim sqarohet se Murtez Kastrati ishte duke ardhur me familjen për pushime, teksa u ndalua nga policia e Shqipërisë. “Ne Veteranët e UÇK-së bajm thirrje organeve kompetente, Kombtare e nderkombtare, qe mos ti besojn akuzave të rrejshme të shtetit Serb, se tasht ma veq asht deshmu me keto gënjeshtra. Mbesim me shprese qe z. Murtez Kastrati të lirohet dhe të vazhdoj me aktivitetet e tia familjare e shoqrore” mbyllet reagimi.


Lajmi kryesor:

Po vinte me pushime, luftëtari i UÇK-së ndalohet në Morinë pas urdhrit serb! Policia shqiptare e mohoi! Ministrja e Kosovës: Fola me Cakajn, u lirua


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja