Ish-futbollisti i Partizanit Amir Rrahmani ka bërë një hap të madh në karrierë duke firmosur me një ekip të ‘Seria A’. Qendermbrojtësi i cili dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Dinamo Zagbreb dhe që gjithashtu mbron ngjyrat e Kosovës ka nënshkruar me ekipin e Veronës.
Më herët Standarti i Liezhit ishte pranë akordit me futbollistin, por vendimi i Veronës për të mbyllur gjithçka për 2.1 mln euro ka bërë diferencën. Për këtë aventurë të re Amir Rrahmani është shprehur:
“Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”