Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit. Lajmin e konfirmoi ministrja Mirela Kumbaro, e cila thotë Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik”, shkruan ndër të tjera Kumbaro.
Por ajo që nuk po kuptohet është se përse ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro Furxhiu e fshiu postimin disa minuta pasi e publikoi në faqen e saj në Facebook.
Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari që aktualisht drejton Portin e Durrësit pritet t’i besohet drejtimi i DPSHTRR. Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga qeveria e Albin Kurtit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
Komente










Duket qe Rames i pelqejne rebeluesit.Pasi mblodhi tere rebelet e opozites ne Shqiperi,tani po mbledh rebelet e A.Kurtit ne Kosove.Kete Liburnin e beri drejtor te portit,kemi dhe ate kryetaren e SHISH a si quhet,se nuk me kujtohet emri edhe ajo nje tjeter rebele Kosove.
PërgjigjuPo ky eshte hajdut ne Kosove. Ka vjedh fondet ke .I istria e transportit kur ishte minister tani do vjedh ke porti. Po si nuk zgjidhni 1 here te vetme njerez te ndershem
PërgjigjuSka njeri me te ndershem ne kosove.
I imagjinoj trushplaret e VV-se tani, kur te fillojne te sulmojne perseri Edi Ramen si vellai i Vucicit dhe Liburnin si sherbetor te Serbise.
PërgjigjuMOS AFRONI KOSOVARET...A NUK E SHIKONI SE CFARE JU BERI BEXHET PACOLLI....A JENI NE VETE MORE....????
Përgjigju