Ish-ministri i Jashtëm grek Kotzias kritikon Mitsotakisin: S‘mund të thuash që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së, është e papranueshme

Ish-ministri i Jashtëm grek Kotzias kritikon Mitsotakisin: S‘mund të thuash që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së, është e papranueshme

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotsias

GREQI- Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka folur lidhur me marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij me Shqipërinë dhe Turqinë.

Edhe pse fillimisht, ish-kryediplomati grek ka kritikuar tonet e ashpra të Shqipërisë dhe Turqisë, Kotzias sërish i ka quajtur të padrejta “kërcënimet” e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis se me veprimet e saj vendi ynë nuk do të mund t’i bashkohet BE-së.

"Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të përdorë të njëjtat tone si Turqia dhe Shqipëria. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Ne kemi paqe dhe kulturë në politikë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila i ka rritur tonet dy muajt e fundit. Por pavarësisht veprimeve të tyre, janë të papranueshme deklaratat e Mitsotakisit që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Kjo gjë arrihet vetëm me punë diplomatike. Perëndimi e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s pa kushte. Ka zoti Mitsotakis nuk mund të flasë sikur ata të mos kenë aspak ndikim, kjo është hipokrizi ", tha Kotzias.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë acaruar pas episodit të vrasjes së minoritarit grek, Konstandinos Kaçifas pas një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ngjarja solli reagime të ashpra politike nga autoritetet greke, të cilat e cilësuan ngjarjen si shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sufllaqe: 08/01/2019 13:41

    E pame diplomacine sufllaqerore te Z. Kocias. Nje dakordesi e perkohshme deri ne gishterimin midisor ne lindje te gerrqise. Nje shkarkim te te gjithe atyre qe u morren me “marrveshjen” ne veri. S’ka diplomaci imponimi ne ballkan o sufllaqe. Te vetmen diplomaci qe dini te beni eshte ajo e genjeshtres dhe e bllokimit. Nje model ky, po behet me i pa vlere dita dites. Vazhdoni, bllokoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja