Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vlerësuar qëndrimin e ministrit Pandeli Majko lidhur me lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve në Shqipëri.

Manjani shpreh respekt për qëndrimin e Majkos, i cili tha se Shqipëria nuk e do ftesën e BE për negociatat me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve.

Në ‘Facebook’, Manjani shkruan se siguria e kombit shqiptar vihet në rrezik serioz, ndërsa shton se është tërësisht në një mendje me Majkon.

Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko! Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbullimi refugjatësh! Ashtu është: siguria e kombit Shqiptar vihet në rrezik serioz! Jam tërësisht në një mendje me Pandin! Mbetet që Rilindja të bjerë dakort me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!

Ylli Manjani, ish-ministri i LSI


(Postimi i Ylli Manjanit)