Gjykata Kushtetuese ka caktuar 23 dhjetorin për mbajtjen e seancës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa Beqaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.
Komente











