Ish-ministri Lefter Koka është dërguar me urgjencë në spitalin e Brugut. Report Tv mëson se ka shfaqur probleme kardiake dhe nga burgu 313 është dërguar në reanimacion.
Lefter Koka akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.
Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
Kujtojmë se hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët. Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.
-
O Durrsak skam grue se mka deke
Përgjigju -
Kur u duhet tè pèrballen me pasojat e krimeve tè tyre,,,,,sèmuren shpejt kèta hajdutè, kanè probleme kardiake. Nèse po e pèrdorin si skemè pèr ta nxjerrè nga burgu,,,bèji shurrèn sistemit.
Përgjigju -
Lereni pisin ne qeli se mashtron.
Përgjigju -
Po po skema fiks ai ne durres vdiw se se cuan spital kete me urgjenc tani mer dhe arrest shpie jepi rama e bere kete vend sic doje vete te zencin mallkimet e shqiptarve
Përgjigju -
Hahahah po kush i ha keto pislleqe jane shume te vjetra si metoda , do mar raport mjekesor qe duhet te rri ne ambiente shtepie dhe kaq ishte filmi u mbyll , ata qe vjedhin pula jane shume te rrezikshem 5 vjet burg kurse zoterinjte pak dite arrest shtepie qr
Përgjigju -
Si spjegohet kur jane jashte hiqen si cuba sapo futen brenda semuren apo edhe vetevriten brenda qelive te burgjeve?
Përgjigju-
Vetem po vdiq e besoj, pis burre, ka shkuar me grate dhe vajtat e shokeve!
-
Hasano Se ndoshta mrena kur jan nuk takojn grun tat dhe e vujm shume
-












Komente
Komento