Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë. Lajmi e bukur e ka bërë të ditur vetë ish-ministrja socialiste, e cila thotë se bashkë me pranverën erdhi në jetë edhe vajza e saj në Tiranë. Shahini ka lindur në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ dhe falënderon stafin mjekësor për ndihmën ndaj saj.

‘Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik ‘Koço Gliozheni’ me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë. Ogerta Manastirliu dhe ekipi i shëndetësisë.’- shkruan ish-ministrja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 02/04/2022 12:50

    Urime Besa Shahinit. Vajza qofte me jete dhe prindet e saj te gezuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë