Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini: Do të shkoj në Tiranë për të votuar PS, vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë

 Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini: Do të shkoj në Tiranë për të votuar PS, vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është shprehur se të dielën, ditën që do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend, do të vijë në Tiranë për të votuar për Partinë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Shahini shkruan Partia Socialiste vazhdon të jetë opsioni më i mirë i për Shqipërinë.

Ish-ministrja e Arsimit, tha se nëse do të kishte mundësinë të votonte edhe jashtë qarkut të saj, do të votonte paraardhësen e saj në, Lindita Nikolla në Lezhë, Milva Ekonomin në Durrës dhe Anila Denajn në Vlorë

“Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën!”, shkruan Shahini.

Pasi ka kryer detyrën e saj si ministre Arsimit, nga 28 dhjetorit të 2018 deri në shtator të vitit 2020, është larguar për në Kosovë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi