Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri në qeverinë “Rama”, Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë vetë ish-zyrtarja e lartë, përmes një video-postimi në Facebook për ndjekësit e saj.
Shahini ka ndarë videon ku njofton vendimin për të kandiduar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Kosovë, për t’u bërë qytetarja e parë e Prishtinës.
Shahini shprehet mes të tjerash se: “Prishtinës i duhet një ndryshim radikal, ndaj do të garojë në zgjedhjet lokale”, teksa iu bën thirrje qytetarëve për t'u bërë pjesë e këtij ndryshimi.
‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025”, shprehet ajo.
Në fund Shahini apeon për mbështetje të gjerë qytetare në misionin e saj.
“Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhe që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, ka deklaruar ish-ministrja.
Shahini shërbeu si ministre dhe zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë, nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, deri në vitin 2020, ku njoftoi vetë dhe largimin.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Janar, 22:15
Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?
-
Të drejtë
38.6%
-
Të gabuar
51.4%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
5 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Qeveria e re formohet pas certifikimit të rezultateve, me opozitën bashkëpunim për marrëveshjet urgjente
4 Janar, 17:23
-
Trump publikon të dhënat: 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale, 46% nga Kosova
4 Janar, 16:13
-
Vuçiç kundër SHBA-së për arrestimin e Maduros, i trembet aleancës Shqipëri-Kosovë-Kroaci: Kërcënim për sigurinë, dyfishojmë kapacitetet ushtarake
4 Janar, 13:53
-
SPECIALE/ Viti 2025, nga rikthimi i Trump te luftërat në Gaza e Ukrainë! Ideja për blerjen e Groenlandës! Fushata kundër trafikut të drogës dhe Maduros (VIDEO)
3 Janar, 20:19
-
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave në 40 komuna! Sot pritet të mbyllet edhe në Prishtinë
3 Janar, 14:36
-
Kryebashkiaku i Prishtinës: Hyrja me makinë në kryeqytet do të kushtojë 1 euro
3 Janar, 12:45
-
Në kërkim për kultivim dhe prodhim të narkotikëve, arrestohet 34 vjeçari në Cërrik
3 Janar, 09:26
-
Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri dhunohet nga Finem
2 Janar, 22:48
-
Dhjetë dëshirat e mia për Kosovën në vitin 2026
2 Janar, 21:41
-
Lutfi Dervishi: Reflektim i Diellës, në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like
2 Janar, 18:35
-
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Numërohen votat e diasporës, kryeson LVV me 85%
2 Janar, 08:02