Zi në familjen e ish-ministres Milena Harito, humb të atin

Zi në familjen e ish-ministres Milena Harito, humb të atin

Fatos Harito dhe Milena Harito

Ish ministrja Milena Harito, ka humbur të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Harito në një postim në rrjete sociale.

Mes dhimbjes për ikjen e tij dhe kujtimeve të bukura që la pas gjatë gjithë jetës, ajo shkruan se Fatos Harito ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur.

"Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin. Në alpinizëm ku edhe u njohën e u lidhën me Tatjanën, në plazhin e Golemit asokohe i shkretë ku shkonim me motorrin e tij të dashur Vespa, në ekipin e futbollit të mjekëve të QSUT ku çdo të premte luanin si të fandaksur, e më pas me mbesën e parë Annën dhe dy nipat Gregun dhe Enean.

Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Edhe mjek ligjor i nderuar ... ama e dijnë më mirë kolegët e tij. Prehu në paqe Toto i dashur. Ceremonia mortore nesër tek Alba pranë Medresesë në ora 12:30 dhe vizita ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00", shkruan ajo.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë