Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e zgjedhur në qeverinë e 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha për monitorimin e procesit zgjedhor, kandidon për organet e reja të KQZ-së. Përpara anëtarëve të komisionit, ajo bëri një parashtrim të detyrave që ka mbajtur.
“Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE” tha ajo!
Mes anëtarëve të komisionit nuk munguan batutat, pas vlerësimit që i bëri socialisti Alket Hyseni, por Damian Gjiknuri i ngriu buzëqeshjen.
Batutat në komision:
Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës
Myslym Murrizi: Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët. Por nëse kësaj që thatë me fjalë i qëndroni edhe me votë, do ta shikojmë te seanca. Po i thua Oerdit, por ai nuk ka të drejtë vote, më thuaj mua me Mondit dhe po e votojmë me qejf dhe po e quajmë punë të kryer punën e Helgës.
Oerd Bylykbashi: Ka një rekord shërbimi që edhe kolegët e tjerë e kanë parasysh
Myslym Murrizi: Ti vlen
Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë “Po”. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Posaçëm për KQZ dëgjesë me kandidatët, ish-ministrja teknike e Bashës bën bashkë PS-PD, Gjiknuri batuta me ish vartësin e tij: Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14