Ish-mjeku i Princ Vidit, pasi u detyrua të largohej nga Durrësi : Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhëtar, përkundrazi…

Ish-mjeku i Princ Vidit, pasi u detyrua të largohej nga Durrësi : Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhëtar, përkundrazi…

Esat Pashë Toptani

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një rrëfim të çuditshëm nga ish-mjeku personal i Princ Vidit për Esat Pashë Toptanin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trazirat në Durrës

Versioni i çuditshëm i shkaqeve të largimit të Esat Pashës

Një histori e “një kafje të keqe”

Berlin, 24 maj.

Nga korrespondenti special i “Matin” (me telefon).

Doktor Berghausen-i, ish-mjeku i princ Vidit, të cilit iu desht të largohej nga oborri i Durrësit pas keqkuptimeve që lindën midis marshallit të madh të oborrit mbretëror dhe atij, bëri në Këln, ku ai sapo ka mbërritur, deklaratat në vijim për gazetarët gjermanë :

“Hyrja në Durrës me një ceremoni të denjë të një oborri mbretëror të Evropës Perëndimore, nuk mund ta afronte mbretin më pranë popullit, i cili prej pesë vitesh ishte në luftë, dhe që është aq i varfër sa njerëzit atje vdesin nga uria çdo ditë.

Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhtar. Përkundrazi. Sipas mendimit tim, ai iu përkushtua me sinqeritet sovranit të tij.

Shkaku i vërtetë i largimit të tij është mosmarrëveshja e thellë që ekzistonte midis tij dhe kapitenit të xhandarmërisë Zoiy. Esati kishte kërkuar shkarkimin (largimin) e oficerit. Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai urdhëroi një nga shërbëtorët e tij të helmonte kapitenin e xhandarmërisë hollandeze me një filxhan kafeje të keqe. Kjo është e zakonshme në Shqipëri dhe ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi asaj.

Shërbëtori nuk pranoi. Esati urdhëroi që ta pushkatonin.

Me pak fjalë, oficeri holandez arriti ta dëbojë Esat Pashën, të cilin shkoi ta kërkojë bashkë me gruan e tij, i shoqëruar nga njëzet e pesë burra me pushkë të pajisura me bajoneta.

Kur Esat Pasha u shoqërua në bordin e anijes austriake, atij iu kërkua që të dorëzojë shpatën e tij.

Përfaqësuesi i Italisë ndërhyri pranë mbretit dhe i kujtoi atij se i kishte garantuar lirinë dhe jetën Esat Pashës.”

Ne, natyrisht, botojmë këtë version të çuditshëm, nga i cili nuk kemi marrë asnjë konfirmim, përveçse nën përgjegjësinë e autorit të tij dhe me rezerva më të shprehura.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Janar 2020

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja