VIDEO/ Ish-njerku i dogji banesën në Llakatund, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta mbysnin në shtrat, mua më janë djegur këmbët

Ledion Bilo, 14 vjeç, ka folur pasi njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës e për pasojë mbeti i lënduar ai bashkë më gjyshen e tij. Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanajt. I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.

‘Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e djat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat.’- rrëfeu i mituri.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ E la gruaja, dhëndri nga Kosova djeg shtëpinë e vjehrrës në Llakatund të Vlorës! Shkrumbohet nga flakët edhe shtëpia e fqinjit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë