Një oficer i lartë rus, që tashmë konsiderohet si tradhtar dhe dhe dezertor nga Moska ka bërë të ditur fakte ngjethëse nga lufta në Ukrainë. Në një intervistë për BBC, Konstantin Yefremov deklaroi se shumë ukrainas, ushtarë apo civilë në jug të Ukrainës janë torturuar për ditë më radhë dhe madje janë kërcënuar me përdhunim. Ai tha se kishte tentuar disa herë të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga luftimet në ukrainë, por kërkesa e tij ishte refuzuar.
Përmes fotove dhe dokumenteve ushtarake Yefremov, tregoi fakte të saj që kishte ndodhur në fillimet e luftës në Ukrainë, në rajonin e Zaporizhzhias dhe qytetin e Melitopol.
Ai ka mbërritur në zonën e Krimesë në 10 shkurt të vitit të kaluar, një zonë e aneksuar nga Rusia në 2014. Ai thotë se në atë kohë askush nuk e besonte se do të kishte një luftë, dhe gjithkush mendonte se kjo ishte thjesht një trillim.
“Jam i sigurt se shumë oficerë të lartë rusë, nuk ishin në dijeni se do niste lufta në Ukrainë”, tha ai në rrëfimin e tij.
Ish oficeri tha se shumicën e kohës ushtarët rusë ishin të uritur, dhe për të mbijetuar filluan të gjuanin kafshë të egra në natyrë. Yefremov tha se ushtarët rusë vodhën e grabitën gjithçka. Ai më tej deklaroi se nuk kishte të bënte me këtë dhe vendosi të tërhiqej.
“Unë shkova të komandanti im dhe i tregova pozitën time. Ai më dërgoi te një oficer i lartë që më thirri tradhtar. Unë lashë pistoletën time dhe me një taksi u largova. Pas kësaj nga komanda ime më morën në telefon dhe më kërcënuan se rrezikoja 10 vjet burg për dezertim”, tha ish oficeri i lartë rus.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh
2 Prill, 19:28
-
Erdogan: Turqia, e gatshme të organizojë samitin për paqe mes Moskës dhe Kievit
8 Mars, 21:35
-
Raketa ruse mesazh për Mitsotakis? Publikohen detaje nga vizita e kryeministrit grek në Ukrainë
7 Mars, 15:26
-
Mundësia për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, Macron-vendeve të NATO-s: Nuk është koha për t’u treguar frikacakë
5 Mars, 20:20
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt, 19:56
-
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për destabilizuar Evropën! Përmendet edhe Kosova
20 Shkurt, 16:32
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: Ne nuk i shesim armë vdekjeprurëse Moskës! Media: Luftëtarët e parë amerikanë F-16 në Kiev në qershor
18 Shkurt, 08:42
-
Paralajmërimi i fortë i Joe Biden: Nëse ne nuk ndalojmë Rusinë, lufta zhvendoset në vendet e Ballkanit
21 Janar, 18:19
-
Thuajse 2 vite nga pushtimi rus, Kievi gati të rihapë aeroportin ndërkombëtar
2 Dhjetor 2023, 18:13
-
Lufta/Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore
19 Shtator 2023, 09:43
-
Rusia sulmon portet ukrainase në Danub
3 Shtator 2023, 22:51
-
Lufta/ Moska: Shkatërruam 3 dronë duke u përpjekur të godasin urën e Krimesë! Zelensky: Ne po përparojmë
2 Shtator 2023, 07:34