ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen! Nxit antitrupat dhe i jep fuqi më të madhe përgjigjes imunitare

Mes qytetarëve që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa në mënyre natyrale, ka mëdyshje nëse duhet të vaksinohen. Por ekspertët këshillojnë personat që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar virusin, të vaksinohen.

"Gjatë këtij muaji të hapur të vaksinimit unë do të sugjeroja që edhe personat që kanë kohë që e kanë kaluar COVID, flasim në vitin e kaluar apo mbi 6 muaj të drejtohen drejt vaksinimit. Bërja e vaksinës bën të mundur nxitjen e antitrupave dhe jep një lloj fuqie më të madhe përgjigjes imunitare ndaj COVID", tha Menaxhere e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj.

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer. Kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronik.  Por a do të mundësohet Pfizer edhe për pjesën tjetër të popullatës?

"Numri i të sëmurëve kronik është shumë i madh. Të sëmurë kronik, obezë, është shumë e rëndësishme që personat obezë të vaksinohen me vaksinën Pfizer dhe të vaksinohen ndaj COVID mos e neglizhojnë. Pra sido që të jetë numrat janë shumë të mëdhenj, thjesht të mundohemi të bëjmë një lloj ndarje të drejtë për ti ndihmuar sa më shumë personat që janë vulnerabël", shton Nelaj.

Sipas saj, edhe pas injektimit të dozës së parë, qytetarët duhet të vijojnë me respektimin e masave.

"Vëmë re që në qendrat tregtare njerëzit futën pa maska sërish, nëpër linjat e transportit urban, nëpër autobusë  janë pa maska. Edhe pse jemi të vaksinuar, të paktën ne të vaksinuarit të parët të respektojmë rregullin, kjo sepse ne nuk dimë ende nëse mund ta mbartim, nëse mund ta transmetojmë, se sa mund të mbrohemi dhe sa mund të mbrojmë të tjerët. Kështu që duhet të vazhdojnë të merren masat për tu mbrojtur dhe të mos mendojmë që me bërjen e një doze vaksinë jemi të mbrojtur dhe mos të përdorim distancimin social apo heqjen e maskave. Kemi thënë dhe duhet ta theksojmë fort që vaksinimi i sigurt apo mbrojtja fitohet pas dozës së dytë", shtoi Nelaj.

Mes të infektuarve me COVID ka dhe qytetarë të vaksinuar, por ekspertët thonë se vaksinat mundësojnë që qytetarët ta kalojnë lehtë sëmundjen dhe evitojnë komplikacionet dhe fatalitetet.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 03/08/2021 11:10

    Po kur shkojme tek poliklinika per vaksine na thojne qe pizer nuk ka per ju, kemi vetem sinovac, ne telwvizor del lajmi qe çdo dite vijne vaksina pizer.

    Përgjigju
  • Une: 02/08/2021 20:48

    Keto nuk jane ne vete, duan te vaksinojne popullin me zor, s'kane turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda