ISHP i përgjigjet akuzave të opozitës: Përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, vaksinat janë të sigurta

ISHP i përgjigjet akuzave të opozitës: Përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, vaksinat janë të sigurta

Foto nga procesi i vaksinimit në vend

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës se po aplikohen vaksina të skaduara, duke i konsideruar ato si deklarata për qëllime të fushatës zgjedhore. ISHP thekson se vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes si dhe kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standardeve teknike.

"Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t'i dhënë fund pandemisë dhe për t'iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh. Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes. Sjellja e tyre është kryer nën mbikëqyrjen e agjencive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre. Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standardeve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t'u vaksinuar kundër COVID -19", thuhet në reagim.

Ndërsa i bën apel qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë në këtë pandemi, ISHP thotë se çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve!

"Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve! Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë!", shkruhet në deklaratën e ISHP.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 24/04/2021 16:44

    "Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore", bukur e qarte e ka shkruar ISHP. Perdorimi nga partia ne pushtet, dite per dite e duke rrahur gjoksin sikur po ua jep nga xhepi njerzve, dhe perdorimi nga opozita qe i meshon efwkteve ansore apo problemeve teknike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim