ISHP: Kujdes nga minjtë e
mushkonjat, nuk dezinfektohet

ISHP: Kujdes nga minjtë e <br />mushkonjat, nuk dezinfektohet
Instituti i Shëndetit Publik, në këto ditë përvëluese korriku, u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes nga mushkonjat dhe minjtë. Silva Bino, shefe e epidemiologjisë në ISHP, u bën thirrje të gjitha komunave dhe bashkive përfshirë dhe kryeqytetin, të bëjnë dezinfektimin dhe dezinsektimin e territorit që administrojnë, pasi vihet re shtim i insekteve dhe vektorëve të tjerë që përhapin sëmundjet infektive. “Është një proces i lënë tërësisht pas dore nga pushteti lokal. Jemi përpjekur t’i tregojmë pushtetit lokal se sa i rëndësishëm është për menaxhimin e një qyteti apo të komuniteteve, sepse është pjesë shumë e rëndësishme e jetesës së shumë njerëzve. Ka lidhje me bezdinë që krijojnë këto insekte, ka lidhje me transmetimin e sëmundjeve, pra ka lidhje me një seri që e bëjnë jetesën të vështirë dhe jo të durueshme”, - ka deklaruar Bino. Më tej ajo ka rikujtuar edhe rastin e vjetshme, të qarkullimit të mushkonjës tigër apo të etheve të Nilit, që ekzistojnë pikërisht pasi pushteti lokal nuk e bën procesin e dezinfektimit.
(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’