ISHP në Vlorë: Dezinfektim i
zonave mbartëse të malaries

ISHP në Vlorë: Dezinfektim i<br />zonave mbartëse të malaries
VLORE- Pas tre javësh inspektim të qarkut të Vlorës, drejtues të Institutit të Shëndetit Publik dhe inspektorë të higjienës në këtë drejtori, kanë konstatuar se ky qytet dhe njësi të tjera të qarkut, veçanërisht zonat me laguna, janë mbartës të malaries.
 
Sot ky dikaster është pritur nga prefekti i Qarkut Vlorë, Eduart Veçani, për të përcaktuar marrjen e masave ndaj vektorëve të malaries.
 
Sipas Veçanit, “takimi zhvillohet me kërkesë të ISHP-së për marrjen e masave jo vetëm për sezonin e verës, por edhe për dezinfektimin e zonave të cilat përbejnë rrezik për përhapje të malaries”.
 
Lidhur me shqetësimin e malaries në Vlorë, Veçani ka shprehur se “situata edhe pse nuk është alarmante, duhet të bashkërendohet puna me pushtetin lokal e DSHP-në, të cilat janë drejtpërsëdrejti përgjegjëse për dezinfektimin e mjedisit në qytet”.
 
Ndërsa drejtori i ISHP, Adrian Hoxha, tha “në Vlorë kemi inspektuar prej tre javësh gjithë njësitë e këtij Qarku për studimin e zonave që paraqesin rrezik për përhapjen e malaries”. “Jo rastësisht kemi nisur me Vlorën, pasi ky është qyteti me rastet më të shumta të këtij viti, janë 17 raste të prekurish me malarie” tha Hoxha.
 
Inspektorja e ISHP, Silvana Bino tha se “risku është mesatar dhe nuk duhet të përcjellim gjendje alarmante në qytetin e Vlorës, pasi ISHP po punon për identifikimin e zonave duke i paraprirë përhapjes së mushkonjës infektuese tigër, e cila përbën dhe transmetuesin kryesore të sëmundjes”.
 
Aktualisht në Vlorë 17 rastet e prekura me malarie janë përcjellë në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku po i nënshtrohen diagnostikimit, ndërsa janë raste të importuara nga vendet Afrikës. Ajo që vlen të theksohet është ngritja e institucioneve shëndetësore për ta parandaluar malarien në Vlorë aty ku mundësia është ekzistente për përhapje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim