TIRANE - Tirana vazhdon të mbetet një nga qytetet me ndotjen më të lartë akustike. Në një studim të kryer pak kohë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili përkon nga janari deri në mars të këtij viti rezulton se kryeqyteti në disa pika të tij ka zhurmë mbi nivelet e përcaktuara. Por, sipas studimit rezulton se shkak për zhurma akustike në disa raste janë edhe subjektet industriale gjatë punës që kryejnë në orët e para të paradites. “Në disa pika rezulton se zhurmat i kalojnë nivelet e 60 decibelëve, dhe këto shifra rezultojnë se janë në zona të populluara siç i përkasin ato të ish-Bllokut.