Sipas Hoxhës, "Normat tona kombëtare për ndotjen në krahasim me ato të BE lëvizin me rreth 60 për qind". Drejtori i ISHP-ës u shpreh se "Kurum ka realizuar disa nga premtimet që ka dhënë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, por ka ende për të bërë në këtë drejtim dhe afati i fundit që i është lënë kësaj kompanie është muaji shtator i këtij viti". Hoxha më tej ka shtuar se i ka kërkuar shpjegime “Kurum” në lidhje me fikjen e filtrave gjatë natës. “Drejtuesit e kësaj kompanie e kanë siguruar se një gjë e tillë nuk ndodh pasi është e lidhur direkt me prodhimin".
Nga ana e saj, kompania turke “Kurum” ka kërkuar kohë deri në muajin shtator për të plotësuar të gjithë premtimet në lidhje me mjedisin. Kreu i ISHP-së tha se në shtator , ekipi do të rikthehet në Elbasan për matje të tjera por nuk tha se çfarë masash mund të merren ndaj “Kurum” në rast se nuk i mban premtimet. Më tej Hoxha tha se "Ka një handikap në lidhje me aparaturat matëse të ndotjes të dhuruara nga BE, vetëm për qytetin e Elbasanit, të cilat nuk funksionojnë".
Në lidhje me këtë ai kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për vënien në punë të tyre. Ndërsa në lidhje me operatorët e tjerë industrialë që operojnë në ish zonën e Metalurgjikut, Hoxha tha se " do të jenë objekt i inspektimeve të tjera dhe deri tani nuk ka të dhëna në lidhje me punën e tyre” përfundoi kreeu i ISHP-së.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)