ISHP:Tifozët shqiptarë të vaksinohen
para udhëtimit për në “Francë 2016”

ISHP:Tifozët shqiptarë të vaksinohen<br />para udhëtimit për në “Francë 2016”
Në prag të Kampionatit Europian të Futbollit, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka kërkuar që të gjithë shqiptarët që kanë lindur mes viteve ’80-‘90 dhe që do të udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur ekipin kombëtar të futbollit duhet që të vaksinohen me vaksinën e Fruthit.
 
Shkak për këtë vendim është bërë zbulimi i një të afërmi të një punonjësi të Federatës Shqiptare të Futbollit që pas kthimit nga Franca ka rezultuar bartës i Fruthit.
 
Prandaj sipas Binos, vaksina te personat e lindur mes viteve ’80-’90 nuk ka pasur asnjë efekt, pasi nuk është respektuar protokolli i ruajtjes duke bërë që rreziku të jetë potencial nëse nuk përsërisin vaksinën.
 
‘Pas rastit që u kthye nga Franca Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar rastin, por nuk është vërejtur asnjë përhapje e virusit.
 
Gjithsesi në u bëjmë thirrje të gjithë të lindurve mes këtyre viteve që të vaksinohen që të shmangin rrezikun e mundshëm nëse do të udhëtojnë drejt Francës, Gjermanisë apo vendeve të tjera në Europë’ shprehet ajo. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë