Ish-partnerja e Amos Zaharias flet për raportin e tyre pas ndarjes: Ka një respekt dhe një dashuri të madhe nga ana ime

Ish-partnerja e Amos Zaharias flet për raportin e tyre pas ndarjes: Ka një respekt dhe një dashuri të madhe nga ana ime

Gigliola dhe Amos

Disa muaj më parë të dy morën një rrugë të njëjtë, por në vende të ndryshme. Po flasim për Amos Zaharian dhe ish-partneren e tij, Gigliola Haveriku.

Të dy më parë kanë qenë pjesë e të njëjtit reality-show, vetëm se njëri në Shqipëri, tjetri në Kosovë. Ndonëse janë ndarë prej disa kohësh, dyshja duket se ruajnë akoma një respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin, për hir të 6 viteve që kaluan së bashku.

E ftuar në një studio televizive Gigliola ka folur rreth raportit që ruan ende sot me Amosin pas ndarjes. Ish-banorja e “BBVKS”, u shpreh se gëzon respekt për aktorin por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’”– tha Gigliola.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi

Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi