Aktori Amos Zaharia ishte banori që u eliminua gjatë rrugëtimit të Big Brother Vip, duke shkaktuar një sërë reagimesh në shtëpi.

Amos ishte parë në fillimet e këtij edicioni si një finalist i mundshëm për shkka të dinamikave dhe debateve që solli që në ditët e para të Big Brother, por ai nuk arriti të qëndronte për shumë kohë në shtëpinë e Big Brother.

Mirëpo në daljet e tij pos kësaj experience, ai ka bërë deklarata të ndryshme dhe së fundmi me mbylljen e këtij rrugëtimi ai është shprehur se shrtëpia e Big Brother që sytë e shqipatrëve përcollën për 133 ditë është realitet i shoqërisë tonë me të mirat dhe të këqijat që ka.

“Kjo aventurë e “çmendur” një ditë do të merrte fund, dhe ja që sot erdhi dita. Kjo shtëpi që i takon te gjithë shqiptarëve është reflektim i shoqerisë tonë, me të mirat dhe të këqijat e saj. Ne këta jemi, kemi anët tona pozitive dhe gjithashtu negative. Dhe si ç’do shoqeri kemi problematika. Por përtej ngjyrave tona të dyzuara, kam bindjen se kemi potencialin për tu përmirësuar dhe për të arritur pak e nga pak në versionin më të mirë për të shkëlqyer ashtu siç na takon! Shqiptar, mos rri por duku! Një falenderim te përzemert për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim, dhe i them antagonstëve të mi qe urrejtja nuk është kurrë zgjidhja. Me dashuri Amos”.