Santiago Malko, ish-polici që u vra sot në zonën e Xhamllikut në kryeqytet njihej si mik me Ervis Martinaj. Ai ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Në mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja në Bllok, Malko është fokusuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda në lokal, teksa në kokë mbante edhe një kapele.  Ai ka hyrë në lokal pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol.


Lajmi kryesor:

Tiranë- Ekzekutohet në makinë me 10 plumba ish-polici 26-vjeçar, mik i Ervis Martinajt (EMRI)