Ish-presidenti Alfred Moisiu feston 95-vjetorin! Urimi i Begajt: Model frymëzimi, keni dhënë kontribute të çmuara për Shqipërinë
Alfred Moisiu dhe Bajram Begaj
TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, feston sot 95-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur një urim dhe të veçantë për ish-kreun e shtetit, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij në historinë e Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj e cilëson Moisiun si një personalitet të spikatur dhe simbol të përkushtimit ndaj atdheut. Ai vlerëson angazhimin e Moisiut që nga rreshtimi në radhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare në adoleshencë deri në kontributet e tij si President, duke theksuar urtësinë, ekuilibrin dhe frymën përbashkuese që e ka shoqëruar çdo hap të tij.
“I dashur President Moisiu,
Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e ngjarjes së gëzueshme të 95-vjetorit të datëlindjes Suaj, të bashkohem me familjarët, miqtë dhe dashamirësit Tuaj të shumtë për t'iu transmetuar urimet e mia më të përzemërta për shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe aktive.
Në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Ju, i nderuar President Moisiu, keni dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar Ju vlerëson me konsideratë të lartë.
Në moshën e adoleshencës Ju u rreshtuat në radhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, për t'u përfshirë më pas në angazhime të rëndësishme dhe përgjegjësi shumë të larta, duke kulmuar me postin e Presidentit të vendit.
Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer!
Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Në këtë jubile mjaft të veçantë, të cilin ju e keni arritur me shumë përkushtim, punë të palodhur e atdhetari shembullore, duke u bërë model frymëzues për autoritetet shtetërore dhe politike shqiptare, është kënaqësi për mua t'Ju drejtohem me urimet më të përzemërta.”
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
13 Janar, 12:24
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Viti i Ri/ Mesazhi i Presidentit Begaj: Moment reflektimi, Shqipëria ka ende sfida! Meta uron nga qelia! SHBA: Vijojmë bashkëpunimin
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!
25 Dhjetor 2024, 15:38
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor 2024, 08:09
-
Shqipëria mbetet pa ambasador në Zvicër, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor 2024, 22:48
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor 2024, 14:32
Z.Moisiu,do ju uroja sic behet zakonisht,/edhe 100/,por ju do t'i arrini e do t'i kaloni,keshtu qe po ju urojme ditelindjen dhe infinit! Suksese,shendet dhe gjithe te mirat ne jete!
PërgjigjuI vetmi president qe ngriti lart vlerat e shtetit.. Rrespekte
Përgjigjume derdimen se moisiu ... sbehet thuaj. po nuk ehste cudi kur shohim kush ka pas qene ulur ne ate karrige.