Ish-Presidenti Bill Clinton ka lënë spitalin në Kaliforni, ku ishte i shtruar pas një infeksioni që iu përhap në qarkullimin e gjakut.
Clinton doli krah për krah me gruan e tij dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton para se të përshëndeste stafin e spitalit.
Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Irvine Dr. Alpesh N. Amin, i cili kishte mbikëqyrur ekipin mjekësor të Clinton, tha se gjendja shëndetësore e Clinton është normalizuar dhe se pjesën tjetër të antibiotikëve do t’i marrë në shtëpi.
"Në emër të të gjithëve në Qendrën Mjekësore UC Irvine, ne ishim të nderuar që e trajtuam atë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë përparimin e tij."
Clinton u shtrua në spital javën e kaluar në njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore UC Irvine për një infeksion të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut. Ish Presidenti, i cili ishte në gjendje të mirë gjatë gjithë trajtimit të tij, ishte trajtuar në ICU për privatësinë dhe sigurinë, jo sepse kishte nevojë për kujdes intensiv, sipas mjekëve të tij.