Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Nishani u propozua dje nga Basha dhe u zgjodh në mbledhjen e ditës së sotme. Edi Paloka dhe Edmond Spaho, janë konfirmuar si nënkryetar të PD. Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova, Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani dhe Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.
Lajmi kryesor:
Nishani merr drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati












