Nishani merr drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ku u zgjodh lidershipi i ri. Gjatë mbledhjes së sotme u zgjodh Bujar Nishani si kryetar i Këshillit Kombëtar, nënkryetarët e Partisë që u konfirmuan Edi Paloka dhe Edmond Spaho, ndërkohë që është zgjedhur edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, drejtuesit e tjerë të Sekretariateve si dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë (Lexo këtu). Sot Nishani u rikthye zyrtarisht në selinë blu. Gjithashtu, nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave, pas paralajmërimit që opozita e bashkuar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha bënë ditë më parë. Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Apelimit. Kryetari Lulzim Basha, ka marrë fjalën në selinë blu dhe ka thënë se qytetarët kërkojnë më shumë nga opozita. Basha garantoi se shumë shpejt do të vijë ndryshimi. Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i sapokonfirmuar, Edi Paloka tha se Këshilli vendosi që të organizohen protesta popullore për rrëzimin e qeverisë Rama dhe se opozita kërkon një qeveri tranzitore. 

Postet që janë zgjedhur deri më tani në mbledhjen e PD.

Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani

Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova.

Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani,

Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.

Nën.kryetar të PD:
Edi Paloka

Edmond Spaho

Drejtuesit e Sekretariateve (Lexo këtu

Kryesia e re me 15 anëtarë (Lexo këtu)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Zgjidhen 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD (EMRAT)

Publikohen rezultatet e votimit të Këshillit Kombëtar të PD për zgjedhjen e 15 anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD. Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për zgjedhjen e Kryes Kanë votuar 328. Emrat e fituesve i lexoi kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana.

Kryesia e re e PD:

Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enkelejd Alibeaj

Eno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Flamur Noka

Florjon Mima

Grida Duma

Izmira Ulqinaku

Jamarbër Malltezi

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Oerd Bylykbashi 

Orjola Pampuri

Tomorr Alizoti

Edhe pse kanë marrë numrin e duhur të votave për të qenë anëtar kryesie, Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi spostohen nga lista për shkak të kuotës gjinore e cila parashikon 30% e anëtareve gra. Kështu, bëhen anëtare të Kryesisë së PD Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku. Jemin Gjana tha se ky ndryshim në listën e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD, është bërë sipas statutit. 

Ora 16:35
Këshilli Kombëtar, PD shpall rezultatin për Sekretariatin/ Ja kush zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm (Të gjithë fituesit)

Kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana shpalli rezultatet e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar demokrat për Sekretariatin. Nga 350 anëtarë të Këshillit Kombëtarë, kanë votuar 328 anëtarë votuan. Sekretar i Përgjithshëm zgjidhet Gazmend Bardhi i cili ka fituar thellë me 277 vota përballë Dorian Telitit i cili ka marrë vetëm 44 vota. Sekretar për Çështjen Zgjedhore është zgjedhur Sait Dollapi. Sekretar për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso. Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Çlirim Gjata  Sekretar për Çështjet Ligjore.

Zgjedhjet në PD për Sekretariatin

Sekretar i Përgjithshëm

Gazmend Bardhi - 277 vota

Dorian Teliti - 44 vota 

7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Ligjore

Çlirim Gjata - 284 vota

Marinela Ziu - 37 vota

7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Oranizative

Sait Dollapi - 258 vota

Lulzim Omuri - 60 vota

të pavlefshme - 10

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ivi Kaso - 221 vota

Dorian Gjokarmaj - 100 vota

7 të pavlefshme

Sekretar për Burimet Njerëzore 

Ervin Minarolli - 278 

Minushe Lazaj - 44 vota

6 të pavlefshme

Ora 13:36
Foto-pikante/ Pamje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar, ku u konfirmuan Edi Paloka dhe Edmond Spaho si nënkryetar, ndërkohë që këshilli do të drejtohet nga ish-presidenti Bujar Nishani. Në mbledhjen e sotme, në selinë blu kanë shkuar figurat kryesore ku spikat ish-kryeministri Sali Berisha, Genc Pollo, Flamur Noka, Jemin Gjana, Gazmend Oketa, e Xhelal Mziu.

Ora 12:54
Këshilli Kombëtar i PD/ Paloka: Do organizohen protesta për rrëzimin e Ramës, duhet qeveri kalimtare për zgjedhje të lira e të ndershme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar tha se në mbledhje u vendos që të organizohen protesta me qëllim largimin e Ramës. “Të merren me organizimin e protestave me qëllim të vetëm, rrëzimin e Ramës. Këshilli morivendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë duhet një qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo është rruga që do të ndjekë PD. Këto vendime do të merren më vonë. E rëndësishme është vendimi politik. “-tha Paloka.

Ora 12:24
Asnjë post në Këshillin e PD-së, Salianji: Nuk ka rëndësi me apo pa intrigë, unë luaj me zemër

Jashtë selisë së PD-së, deputeti Ervin Salianji i pyetur se përse emri i tij nuk ishte kandidat në asnjë post drejtues u shpreh se nuk janë funksionet ato që japin kontributin.

"Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar. Por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin. Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues. Lajmi të mbetet vetëm tek protesta, gjithçka që flitet për njerëzit e pakënaqur nuk janë të vlefshme. Kryesia e PD-së do të merret me organzimin e protestës. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar! Sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes. Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër. Nuk kanë asnjë rëndësi funksionet drejtuese unë jam kandidat për kryesinë e PD dhe anëtar i PD-së. Kjo nuk ndikon unë do vazhdoj të punoj fuqishëm, por tani nuk ka rëndësi kjo vëmendja duhet të përqendrohet te protesta,"- tha Salianji. 

Ora 12:07
Ish-presidenti Bujar Nishani zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho si nënkryetar

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Nishani u propozua dje nga Basha dhe u zgjodh në mbledhjen e ditës së sotme. Edi Paloka dhe Edmond Spaho, janë konfirmuar si nënkryetar të PD. Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova, Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani dhe Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.

Ora 11:43
Basha: Sfida kryesore, ajo e besimit. Qytetarët s’besojnë tek politikanët, kemi edhe ne gabimet tona

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka shfrytëzuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të flasë edhe për gabimet e opozitës. Basha tha se sfida kryesore që është sot tek shqiptarët është ajo e besimit, dhe se sipas tij, për këtë ka faj edhe opozita.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Sikurse e thashë sfida kryesore është sfida e besimit. Ne ndeshemi sot me nivelin më të ulët të besimit tek politika që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne ndeshemi sot me një politikë shtetërore që e ka për qëllim nxitjen e mosbesimit. Sikurse ndeshemi me mosbesimin që ka ardhur si rezultat edhe i gabimeve tona. Ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer këtë krizë besimi. Ne duhet të tregojmë integritet dhe kurajë. Integritet dhe kurajë për të ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë. Konkurenca që çon në meritokraci, demokracia që con në kufizimin e pushtetit dhe liria që çon në mundësi: këto janë qëllimet tona kryesore në përpjekjen tonë për modernizimin e Partisë Demokratike. Vetëm një Parti e hapur dhe demokratike është e besueshme. Partia Demokratike është një parti e hapur dhe i mirëpret të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e jona, të gjithë ata që duan ndryshimin, të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë këtë lloj politikbërje në Shqipëri. Por kurrë Partia Demokratike nuk do të jetë strehë për kriminelë e trafikantë,

Ora 11:35
Këshilli Kombëtar/ Basha: Nuk ofroj mrekulli, politikanët hajdutë duhen çuar para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, tha se shqiptarët duan normalitet, të jetojnë të qetë dhe të sigurtë. Basha tha se kryeministri Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme sepse atje ka qetësi, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet nga banditë.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë. Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cialat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante. Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.

Ora 11:22
Këshilli Kombëtar i PD/ Basha: Mision kombëtar, të ndryshojmë politikën. Rama po shkatërron të ardhmen

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, tha se PD ka si detyrë historike të kthejë besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të kthehet në një vend normal. 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada. Fasadat janë vetëvrasëse, makiazhet janë fatale. Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar. Sepse Shqipëpria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme. Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin.
Njerëzit janë mbërthyer para ekranit duke parë shpalosjen e skandalit të rradhës të Ramës, krimit të tij të radhës, vjedhjes së tij të radhës. Tani ai po shkatërron të ardhmen. Mungesa e shrpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi. Fëmijët janë shkaku që Shqipëria po shkretohet. Mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 19/01/2019 16:00

    Qeverine e merr vetem pala garuese ne zgjedhje,e cila mer besimin e arbitrit. Jo rruga e bertima,shkaterimi e perbaltja e vlerave kombetare e shteterore<mesohuni me demokraci, veshti9r e keni,por doemos duhet t'i mesoni elemetet e demokracise.

    Përgjigju
  • 007: 19/01/2019 15:55

    Do m*t jo qeveri tranzicioni. Ik more kelysh k**e ti megjith at antikapatin qe keni ve

    Përgjigju
  • Pjeter: 19/01/2019 15:20

    Une cuditem,kaq idiote te jene keta? Si ju shkon neper mend te hedhin ne dyshim vullnetin e shqiptareve qe i futen dru ne mase ketyre maskarenjve me vote?jane po te njejtit qe moren pergjigje ne menyren me demokratike qe egziston ne bote,shumica e shqiptareve j votoi kunder.Si mundet te kerjojne protesta masive keta per te perfaqesuar pakicen?I lutem atyre qe moren voten e shumices se shqiptareve,te organizojne nje manifestim kunderpergjigje nga gjith shqiperia kunder hajduteve qe sot jane ne opozite por dje ishin duke rrufatur me te madhe,duhet dhene pergjigje sa me pare.Ne asnje vend te botes demokratike nuk mun te qendroje nje personazh publik pa ju dridhur qerpiku,dhe me rroge nga raksapaguesit shqiptare, nje person,mashtrus,abusues ndertimi,shkeles i ligjit,evasor fiskal, si Lulezim Basha.Une nuk po e kuptoj se c'po ndodh,por ne?Ne c'do vend denokratik me gjithe keo vepra penale te kryera nga ky personazh,do te ishte zyrtarisht nen hetim,dhe madje ne kufizim te lirise personale, per te mos demtuar hetimet dhe provat e perfshirjes se tij ne vepra penale.

    Përgjigju
  • geg hyseni: 19/01/2019 13:00

    Me rikthimin e Bujar Nishanit PD ka konfirmuar humbjen e saj ne te gjitha nivelet edhe per 10 vite te tjera... I pafshi hajrin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë